Subscribe

Një nga ngjarjet më të rëndësishme historike, 17 Janari, vdekja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu ka kaluar në heshtje nga institucionet kulturore në vend.

 

Vetëm një ditë më pas, Muzeu Historik ka zhvilluar një aktivitet në bashkëpunim me një prej shkollave të kryeqytetit. Ky organizim me në qendër Skënderbeun vjen i përgatitur prej nxënësve në hapësirën e dedikuar kësaj figure.

 

GRESIANA GJURA
NXËNËSE
“Jemi mbledhur këtu sot me qeverine e nxënësve dhe nxënës të tjerë, në bashkëpunim me mësuesen tonë koridnatore që na ndihmoi të organizojmë këtë aktivitet në hapsirën e muzeut Historik Kombëtar. Kemi sjellë vizatime që tregojnë portretin e heroit tonë kombëtar, vizatiome që tregojnë betejat e tij, si dhe vdekjen e tij.”

 

Njohja e nxënësve me heroin kombëtar nuk është e mjaftueshme vetëm nëpërmjet teksteve shkollore, por ata kërkojnë edhe hapësira të tjera kushtuar historisë.

 

DEA DERVISHI
NXENESE
“sigurisht që skënderbeu ka lënë shenjë në në cdo cep të viseve tona shqiptare. Në fakt që nuk mjaftojnë vetëm informacionet që ne kemi të tekstet shkollore psai janë të cunguara por ka nevoje dhe për hapsira të tjera si muzeu, kalatë, të cilat japin një pasqyrë të të shkuarës që ka ndodhur në vendin tonë.”

 

17 janari përkoi me vizitën e presidentit të Turqisë Erdogan në vendin tonë. Të kontaktuar nga Vizion Plus, drejtuesit e Muzeu Historik përgjigjen se kjo datë historike ishte ditë pushimi për institucionin dhe ky organizim ishte parashikuar kohë më parë ndaj nuk lidhet me vizitën e presidentit turk.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *