Subscribe

Pandemia për shkak të koronavirusit i ka mbyllur të gjitha institucionet e artit dhe kulturës. Nëse skenat teatrore e zhvillojnë aktivitetin e tyre pjesërisht përmes platformave online, për muzetë dhe parqet arkeologjike zgjidhja është, t’i vizitojmë ato virtualisht.

MERI KUMBE

ZV/MINISTRE E KULTURES

Turi virtual 3D momentalisht ekziston për 27 objekte kulturore siç janë muzetë, banesat kulturore, kishat, monument kulture xhamitë.

Ikona “Turi virtual” në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës na i jep mundësinë që fizikisht të jemi në shtëpi, por virtualisht në një nga objektet e trashëgimisë tonë kulturore. Në këto momente jemi duke vizituar Muzeun Historik Kombëtar, në katin e parë në pavijonin e lashtësisë. Teknologjia na mundëson që të shquajmë çdo objekt që evokon kohën.

Nga Tirana, mund të zhvendosemi në Shkodër, te Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” apo në atë etnografik në Berat. Kjo vizitë virtuale që sapo zhvilluam do të regjistrohet në numrin e vizitorëve që në këto javë vetizolimi është i lartë.

Qëllimi është që ky eksplorim në 3 dimensione i trashëgimisë së përbashkët kulturore të zgjerohet me të tjerë dhe veçanërisht si kërkesë lind që për secilin objekt të jetë edhe shpjegimi përkatës.

Në izolim për arsye të rrezikut të përhapjes së virusit, këto vizita virtuale janë një propozim i mirë për të shpenzuar kohën. Në një situatë normale, përveç se mund të tërheqin vizitorët vendas apo turistët drejt tyre, ato nuk arkëtojnë asnjë të ardhur, e veçanërisht një pjesë të buxhetit që përdoret për mirëmbajtjen e domosdoshme të objekteve.

Për këtë arsye, në një kohë kur turizmi, pjesë e të cilit është edhe ai kulturor, do të njohë rënie, Ministria e Kulturës është në diskutime edhe me UNESCO-n, organizimin më të rëndësishëm të trashëgimisë botërore për t’u përballur me këtë situatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *