Subscribe

Viti i Ri persian, ose siç njihet Novruzi ka bashkuar socialistet dhe Demokratet. Ne festimet e organizuara nga Muxhahedinet Iranianë qe strehohen ne Shqipëri, kane qene bashke Pandeli Majko, Edmond Spaho dhe deputetë te tjerë te Parlamentit. Vetë Spaho pohoi se edhe pse dy partitë mund te jene larg për shume çështje, kur flitet për MEK janë bashke.

 

Edmond Spaho: Jemi shumë krenarë që ju kemi këtu, dhe për sa i përket marrëdhënieve me organizatën tuaj, pavarësisht se partia ime është në opozitë, ne jemi të bashkuar dhe ju mbështesim, dhe mbështesim madje edhe veprimin e qeverisë në përjashtimin e diplomatëve iranianë të përfshirë në veprimtari terroriste.

 

Nga ana e tij ministri për Diasporën Pandeli Majko kishte një mesazh për Teheranin zyrtar.

 

Pandeli Majko: Herën e shkuar që isha përpara jush, fola për zyrtarët e Teheranit; me ta, Shqipëria ka një protokoll, ne e quajmë protokoll të diplomacisë, por ata harrojnë se ju jeni nën mbrojtjen tonë, dhe kushdo që ju prek ju, prek Shqipërinë, prek shqiptarët, dhe kjo është arsyeja pse Shqipëria dëboi Ambasadorin e Teheranit. Mendoj se kjo është arsyeja pse Shqipëria dhe shqiptarët kanë një nga Ambasadat më të mira të Iranit dhe ajo është Kampi Ashraf.

 

E pranishme ne këto festime ishte edhe liderja e opozitës iraniane Maryam Rajavi.

 

Maryam Rajavi: Mullahët nuk kanë shans shpëtimi. Megjithatë gjatë vitit të shkuar, ata ëndërronin të gjenin një rrugëdalje duke asgjësuar Muxhahedinët dhe Rezistencën Iraniane. Kështu që e përqendruan thelbin e përpjekjeve të tyre në terrorizëm dhe demonizim kundër Muxhahedinëve. Ata planifikuan një komplot të madh terrorist kundër Rezistencës Iraniane në Tiranë të Shqipërisë; planifikuan të shpërthenin një bombë në tubimin e përvitshëm të Rezistencës Iraniane në Paris.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *