Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino konfirmoi dyshimet e forta se në vend kanë hyrë të dyja mutacionet e Covid 19.

Duke folur për variantet e reja të virusit, Bino shtoi se variantet si ai i Mbretërisë së Bashkuar ashtu edhe ai i Afrikës së Jugut mund të jenë duke qarkulluar në Shqipëri dhe për këtë arsye janë dërguar për analiza në Londër, 50 monstra pacientesh, raporton Vizion Plus.

 

“Ne vijojmë dërgimin e mostrave. 50 monstra po dërgohen në Institutin e Shëndetit Publik të Anglisë që janë edhe laboratore reference. Ne kemi dyshuar për këto mostra për mutacion. Të dyja llojet e mutacioneve qoftë i Mbretërisë së Bashkuar, qoftë ai i Afrikës së Jugut. Këto mostra po testohen. Ne po ashtu presim metodologjinë e re që të na vijë sot nga Turqia, metodë që po zbatohet edhe në Norvegji dhe do të na lehtësojë punën për t’i dalluar më mirë këto mutacione”- tha Bino.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *