Kryetari i lidhjes demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pak orë përpara konstituimit

të kuvendit ka zbuluar negociatat që ka zhvilluar me lëvizjen vetëvendosje prej disa muajve. Gjatë një konferece për shtyp, Mustafa ka sqaruar  në mënyrë shteruese detajet e paktit për koalicionin qeverisës.

 

ISA MUSTAFA

 

KRYETAR, LDK

 

LDK-ja është dakorduar që qeveria të ndahet proporcinoalisht me 5 ministri për LDK-në e 5 për VV-në si partner kryesor qeverisës. Jemi pajtuar që kryeministri dhe një zvkryeministër t’i takojë LVV-së dhe në asnjë rast nuk e kemi shtruar çështjen e kryeministrit. , sepse parimisht jemi pajtuar qe nga fillimi. Ndërkaq Zv.kryeministri i parë dhe kryeparlamentari t’i takojë LDK-së. Sipas kushtetutes secili zevendeskryetar I kuvendit ti kaloje partive kryesore.

 

Kreu I ldk-së ka propozuar gjithashtu se pasi presidenti I ardhshëm të jetë një kandidat nga radhët e partisë që ai drejton, atëherë lëvizjes vetëvendosje do I kalojë një ministri më shumë, ajo e punëve të brendshme.

 

ISA MUSTAFA

 

KRYETAR, LDK

 

LDK-ja propozon kandidatin për president, I cili plotëson të gjitha kushtet të gjitha kriteret kushtetuese.Pas zgjedhjes së presidentit, që do të përkrahet edhe nga VV-ja, VV-ja do ta marrë një ministri më shumë nga ldk , kështu i bie 6 me 4 sa I perket ministrive nga moment qe zgjidhet presidenti I Kosoves.

 

Sipas kalkulimeve të Mustafës pas zgjedhjes së presidentit, LDK do të ketë gjithsej 7 pozita ndërsa vetëvendosje 10. Por nëse Kurti refuzon, ateherë LDK kalon në opozitë.

 

ISA MUSTAFA

 

KRYETAR, LDK

 

Nëse VV-ja s’është gati për këtë marrëveshje, dhe esheh lidhjen demokratike te kosoves si pengese atëherë, unë deklaroj sot se LDK-ja është e gatshme të heq dorë nga të gjitha kërkesat për përgjegjësi institucionale dhe nga të gjitha pozitat duke ia lënë këto lëvizjes vetëvendosje , pra ldk shpreh gatishmerine qe të votojë pa asnjë kusht me 28 deputetët e saj formimin e institucioneve të reja të drejtuar nga Vetëvendosja. shprehim po ashtu gatishmërinë te votojmë gantitatin e lvv per krzetarin e kuvendit si dhe qeverine e levizjes vetevendosje pa ldk nese ata nuk janë të gatshëm qe te bashkepunojne me ne dhe të bashjkëqeverisin me ne. ne jemi shumë të interesuar që çështja e qeverisë dhe institucioneve duhet të zgjidhet në mënyrë që në këtë vend të funksionojnë institucionet .

 

Debate më I fortë mes dy partive ka mbetur tek ministria e brendshme që vetëvendosje synon ta marrë pasi ti japë LDK presidentin. Por Mustafa vëren se në cdo rast, dy forcat duhet ta luftojnë se bashku krimin e korrupsionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *