Subscribe

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa pas takimit me kryetarët e degëve, është shprehur se në këtë takim ka  potencuar se propozimi i LDK-së për president bëhet kur të vijë koha për zgjedhjen e tij.

 

Mustafa është shprehur se nuk kanë pozicione të ngrira sa i përket bisedimeve për marrëveshjen e koalicionit qeverisës në mes të VV-së dhe LDK-së.

 

“Edhe çështja e presidentit mendojmë që është parimore, është një ekuivalencë që duhet të krijohet në mes të dy partnerëve. Po ashtu është çështje e mirëbesimit ndërmjet nesh në mënyrë që edhe ndarja e pozitave të bëhet e tillë që asnjëra palë të mos dalë super e fuqishme nga ky koalicion, por të kemi pjesëmarrje në ndarje të përgjegjësive karshi votës që kemi marrë para qytetarëve të Kosovës. Nuk është problem emri por duhet të kemi vullnet dhe duhet të kemi besim. Nëse ne si LDK kemi besim ta votojmë Kurtin për kryeministër dhe t’i japim përgjegjësi kaq të mëdha, atëherë presim besim edhe nga partneri jonë ndaj LDK-së. Të mos dyshojmë sepse nëse dyshojmë punët nuk shkojnë mirë”.

 

Gjithashtu kreu i LDK-së është shprehur se deri më tani me Vetëvendosjen janë pajtuar për programin qeverisës dhe deri diku për ndarjen e përgjegjësive.

 

Sipas tij me Albin Kurtin do të ketë një tjetër takim, por nuk ka dhënë detaje në lidhje me datën kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *