E enjte, 24 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Mustafa do të takohet me Kurtin, pritet arritja e marrëveshjes

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, këtë të hënë ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin.

 

Mustafa është shprehur optimist se marrëveshja me Albin Kurtin mund të arrihet përfundimisht sot

 

Reklamë

 “Jam i përkushtuar që të ketë marrëveshje sot, sepse nuk ka kuptim që të vazhdojmë kështu. Po bëjmë përpjekje  për marrëveshje.”

 

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion në lidhje me orën kur mund të zhvillohet takimi Mustafa-Kurti, takim që vjen pas përfundimit të afatit të ultimatumit që kreu i LDK-së i dha Lëvizjes Vetëvendosje.

 

Nëgociatat mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ngecur për shkak të mosmarrëveshjeve për ndarjen e posteve, fillimisht atë të presidentit dhe më pas edhe të kryeparlamentarit.

Më shumë video

Reklamë