E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Mustafa dhe Kurti në takim me ambasadorët, LDK kërkon ndarje pushteti

Kryetari i LDK, Isa Mustafa dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ndodhen në takim me ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

 

Takimi po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe po diskutohet për arritjen e marrëveshjes për qeverinë e re në Kosovë.

 

Reklamë

Pak para takimit Mustafa këmbënguli se e vetmja gjë që kërkon partia e tij është ndarja e pushtetit. Sipas tij, zgjidhja që ka ofruar LDK është funksionale për arritjen e koalicionit qeverisës.

 

Ndërkombëtarët u detyruan të ndërhyjnë për të zgjidhur situatën sepse ka mbetur edhe një javë deri në skadimin e afatit kushtetues për paraqitje e kabintetit përpara Kuvendit të Kosovës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë