Subscribe

Prokuroria e Specializuar në Hagë ka hapur gjykimin ndaj Salih Mustafës, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i akuzuar për krime lufte.

Prokurori i Specializuar, Jack Smith tha se të gjitha viktimat e Mustafws ishin bashkatdhetarët e tij, shqiptarë të Kosovës.

 

 “Këta njerëz nuk ishin armiq të shtetit të Kosovës, ata nuk ishin spiunë. Ata ishin pjesëtarë të komunitetit, shqiptarë të pafajshëm të Kosovës, krimi i vetëm i të cilëve ishte se ishin parë nga të tjerët, për një arsye apo tjetër, ishin parë si pengesë e UÇK-së dhe udhëheqësve të saj dhe prandaj ishin etiketuar si kolaboracionistë”.

 

Sipas Prokurorisë së Specializuar “faji i vetëm” i disa viktimave ishte se ishin pjesëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ndërkaq, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Salih Mustafa e deklaroi veten tw pafajshëm për akuzat për krime lufte, ndwrsa e krahasoi prokurorinw me shërbimin sekret policor në kohën e Gjermanisë naziste.

 

 “Për asnjë nga pikat që mi ngarkon kjo zyre e Gestapos, nuk jam fajtor.”

 

Pas përfundimit të fjalës hyrëse së Prokurorit të Specializuar, Salih Mustafa nuk u kthye në sallë pasi kishte njoftuar avokatin e tij se nuk dëshiron të jetë më prezent gjatë gjykimit. Ky është gjykimi i parë që nis në Dhomat e Specializuara në Hagë, që njihen ndryshe edhe si Gjykata Speciale.

Aktakuza kundër Mustafës për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Ai u arrestua më 24 shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë gjendet në paraburgim në Hagë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *