Alergjitë e ndryshme dhe pickimet e mushkonjave janë dhe shenjat më të dukshme të stinës së verës. Na ndodh që kur kthehemi nga pushimet apo nga qëndrimi diku jashtë me pickime të mushkonjave, derisa miqtë tanë nuk kanë absolutisht asnjë pickim mushkonjash.

 

Kur është fjala për pickimin, janë vetëm mushkonjat femra ato të cilat janë të etura për gjakun tonë, sepse nga ai marrin proteina të cilat u janë të rëndësishme për rritjen e vezëve.

 

Kur na pickon mushkonja femër ajo na injekton pak pështymë të saj në gjak. Pështyma përmban proteinë e cila pengon që gjaku të ngjizet derisa ajo ushqehet. Kjo pështymë në të vërtetë është shkaku përse na shfaqet ënjtje dhe skuqje si edhe të kruarit që disa nga ne i përjetojmë pas pickimit madje vetëm ata të cilët janë alergjikë.

 

Ekzistojnë dy lloj njerëzish ato që kanë imunitet dhe ato të cilët nuk e përballojnë dot pickimin e mushkonjave.

 

Nëse vuani nga “sindroma e mushkonjës” mund të vëreni në lëkurë ënjtje, nxehtësi, skuqje dhe të kruar dhe dhembje. Ndonjëherë shfaqet edhe ngritje temperature. Ky është reaksion ekstrem ndaj pickimit të mushkonjave, i cili mund të shkaktojë ënjtje të madhe e cila është e nxehtë dhe e fortë në prekje.

 

Kjo sindromë shpesh shfaqet te fëmijët, te pacientët me imunitet të dobët dhe te turistët të cilët kanë udhëtuar në ndonjë rajon të ri dhe janë ballafaquar me lloje të reja të mushkonjave.

 

Mund të ndodhë që nga pickimi i mushkonjave të shfaqen ngritje temperature, ënjtje të gjuhës dhe buzëve, probleme me frymëmarrjen, fërshëllima në gjoks, kolla dhe në raste serioze deri edhe epilepsia dhe vdekja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *