Deputeti Myslim Murrizi e konsideroi aktin normativ “Anti KÇK” një propagandë, ndërsa shprehet se në Shqipëri ka vrasje çdo ditë.

 

Në fjalën e mbajtur këtë të enjte në Parlament, Murrizi theksoi se operacioni “Forca e Ligjit” nuk ka dhënë asnjë efekt.

 

“Vazhdoni të bëni propagandë, sikur jeni ju të mirët dhe ata të tjerët janë të këqijtë dhe duan të mbrojnë kriminelët. Kjo është propagandë e juaja, kur ju premtuar shqiptarëve parajsën. Nuk e di se si ju shkrep se tani na qenka ngritur krimi në këmbë. Ju bëni gjasme namin, por ju iu vranë 2 në Durrës dje, ju vriten njerëz ne Tiranë, në Durrës, në Vlorë etj. Po iu vriten përditë. Keni pajisur në këtë vend me mjete luksoze lloj lloj halabaku. Nuk e di cfarë pune bën OFL-ja?”

 

Mes të tjerash, ai solli rastin e presidentit Ilir Meta, për të cilin tha se dje u votua nga mazhoranca dhe sot shpallet “armik i popullit”. Po ashtu, Murrizi kërkoi që reforma në drejtësi të mos varet nga politika, me argumentin se kryeprokurori merr urdhra nga ministri i Brendshëm.

 

“Si mundet që prokurori i Përgjithshëm merr urdhëra nga ministri? Ne presim peshqit e mëdhenj, e ju merrini me cironka. Ku janë peshqit e mëdhenj? Këta të dosjeve. Jo, i keni këtu peshqit e mëdhenj. Cdo gjë buron nga këtu. Këtu jepen tendera, këtu bëhet gjithçka. Këtu ka nxjerrë ai burri që i keni nxjerrë fotot. Ne nuk jemi në xhepin e maxhorancës. Unë nuk mund të votoj që Prokurori i Përgjithshëm etj të jetë nën varësi të ministrit të Brendshëm. Ne duam reformë në drejtësi të pavarur nga politika. Ky ligj bie ndesh edhe me ligjin tuaj për amnisti fiskale.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *