E enjte, 8 Tetor 2026 Film TV deri në 00:31 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Murrizi pas takimit me Ramën: Nuk mund të na gënjeni, do të vendosim kushte për “Zgjedhoren”

Kreu i grupit demokrat në Parlament, Muslim Murrizi u prononcua për mediat pas takimit që opozitarët e rinj patën me kryeministrin Edi Rama.

Reklamë

Murrizi la të nënkuptohet se shefi i qeverisë nuk ka ndryshuar dot mendjen e opozitarëve në Parlament. Ai deklaroi se ata nuk mund të gënjehen se ndryshimi i sistemit zgjedhor mund të kryhet në fazat e mëvonshme.

Reklamë

“Nuk zgjati aq shumë se ne nuk jemi deputet apo pjesë ne tavolinë që mund të gënjeni, ta harroj Rama që mund të kalohet një sistem zgjedhor me vota të trafikuara, nuk tërhiqemi nga kërkesat tona dhe do t’i institucionalizojë. Trafikimi është bërë edhe aset i partive të tjera të Këshillit Politik që kanë interes që kjo reformë të kalojë. Kanë gatuar gjellë qensh prej 30 vjetësh, do të ketë radikalizim. Ne në Komision do vendosim kushte dhe sanksione në interes të shqiptarëve. Nuk ka fazë të dytë dhe as fazë të tretë. Javën tjetër qe do të mblidhet komisioni ne do të kemi propozime konkrete për ndryshimin e sistemit. Keni merakun që luajmë për veten tonë, pyesni Ramën, Lulin dhe Monën. Ne nuk hamë me lugë të papastruar nga cilado gjellë.”

Opozita në Parlament ka kërcënuar me votën e saj për reformën zgjedhore nëse nuk ndryshohet sistemi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë