E mërkurë, 23 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Muri pa leje/ Vëllezërit godasin policët bashkiakë, arrestohen

Dy vëllezër u përfshinë në një sherr fizik me punonjësit e Policisë Bashkiake këtë të enjte. Policët bashkiakë kanë kërkuar nga vëllezërit A. Ll., 22 vjceç dhe A. Ll., 26 vjeç të prishin një mur të ndërtuar pa leje. Por ata kanë kundërshtuar, duke goditur policët. Një prej të dhunuarve është Nard Palaj.

 

“Në Shëngjin, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse dhe gjatë komunikimit me shtetasin Gj. Ll., i ati i dy vëllezërve, i cili ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij, 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta”, njoftoi policia.

 

Reklamë

Pas konfliktit, dy të rinjtë përfunduan në pranga. Ata akuzohen për “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë