Subscribe

250 nxënës që mësojnë në shkollën 9-të vjeçare “Ibrahim Tema” në fshatin Kurdari të Njësisë Administrative Suç në Bashkinë e Klosit po vuajnë mungesën e ngrohjes.

 

Shkak për këtë është bërë mosfunksionimi siç duhet i sistemit të kaldajës. Nxënësit thonë se prej po përballen me të ftohtin dhe mësimin e zvillojnë me xhupa.

 

Problem, sipas kryeplakut të fshatit, mbeten drutë e zjarrit të cilat nuk arrijnë të nxehin kaldajën. Ai thotë se për këtë situatë ka vendosur në dijeni edhë bashkinë por ende nuk është marrë asnjë masë.

MELAZIM HYSTUNA
KRYETAR I FSHATIT KURDARI, BASHKIA KLOS
Sic i shihni drute jane te njoma. Dhe sistemi i ngrohjes nuk funksionon. Vet personalisht kam njoftuar drejtorin e sherbimeve. Ne kerkojme te zgjidhet sa me shpejt ky problem. Temperaturat vijne me minus.

 

Nga ana tjetër perfaqesuesit e bashkise thanë se do të merren masa të menjehershme për zgjidhjen e kësaj situate.

 

ARMAND GJINI – ZV/KRYETAR I BASHKISË KLOS
Mesa degjoj punetoret, problemi eshte i druve. Keto dy dite do merren masa besoj do i paraprime ketij problemi

 

Në godinën e shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Tema” mësojnë edhe nxënës të Shkollës së Mesme të Bashkuar “Haxhi Lata” Suç.

Probleme me ngrohjen ka edhe në disa shkolla në Elbasan. Nxenësit e gjimnazi Dhaskal todri tregojnë se sistemi i ngrohjes në shkollën e tyre nuk funksionon prej kohësh. Por drejtoria arsimore ka mohuar qe te kete probleme me ngrohjen ne shkolla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *