“Mungon herceptina në spital”
Herceptina është një nga medikamentet më të rëndësishme për të sëmurët me kancer. Por ky ilaç sipas opozitës mungon ne Spitalin Onkologjik.
“Nqse do të pyesni në korridoret e Spitalit Onkologjik dhe në oborr pacientët që presin, kimiopreparati mungon, ose vjen në sasi fare të vogla që nuk përmbushin nevojat e pacientëve çka shkakton përkeqësim të gjendjes së pacientëve të cilët janë operuar apo kanë nevojë e kimiopreparatit, dhe gjithashtu nxit kaos në marrëdhënien mes mjekut dhe pacientit i cili shpesh i duhet të bejë përzgjedhje selektive mes pacientëve të cilëve u duhet në mënyrë emergjente kimiopreparati. Sigurisht që kimiopreparati është i rëndësishëm, seancat e kurave janë nga 6 muaj deri në 1 vit. Kush mund të ketë fatin, mund të marrë një kurë, ndërsa të tjerët duhet të presin me muaj të tërë. E gjithë kjo pritje ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e tyre.”
Pas deklaratës së deputetes drejtues te Spitalit Onkologjik, sqaruan se vetëm sot janë duke u trajnuar me këtë medikament 27 paciente.
Herceptina është një nga ilaçet më të kushtueshme për kurimin me kimioterapi të pacientëve të prekur nga sëmundjet kancerogjene. Seancat e këtyre trajtimeve zgjasin nga 6 deri në një vit.




