Subscribe

Në një kohë që Ministria e Shëndetësisë është kthyer kohët e fundit në epiqendrën e tenderave me miliona euro për pandeminë, pacientët e onkologjikut janë lënë në mëshirë të fatit.

Ky pavion prej ditësh vuan mungesën e një prej medikamenteve që përdorët në kimioterapi, si rrjedhojë pacientët duhet ta sigurojnë privatisht.

Goserelina është një medikament që përdoret në dy doza, Doza prej 3.6 mg kushton afro 100 mijë lekë ndërsa doza prej 10.8 mg kushton plot 325 mijë lekë të vjetra.

Shkak I mungesës është bërë një tender I pazhvilluar nga autoritetet.

Medikamenti është i domosdoshëm për kurimin përmes kimioterapisë të pacientëve. Shefja e Onkologjikut Silvana Celiku ka edhe një përgjigje për mungesën e tenderave.

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë nuk i ka ndalur tenderat e tjerë. Në shkurt të këtij viti, Manastirliu firmosi tenderin 20 milionë euro për “Blerje materiale për nevojat e spitaleve publike”. Jo vetëm kaq, Ministria e Shëndetësisë është akuzuar nga opozita për disa tendera secrete, që tregon se fondet nuk mungojnë.

Nga ana tjetër depot farmaceutike kanë mungea të këtij ilaci dhe shpesh herë pacientët sorollaten për ta siguruar atë edhe pse duhet të paguajnë thuajse një rrogë mujore.

Vizion Plus u interesua pranë drejtorisë së QSUT-së për të marrë informacion se kur do të sigurohet ky ilaç, por zyrtarët nuk japin asnjë përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *