E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Mungesa e sinjalistikës burim aksidenti në aksin Berat-Dimal, fuoristrada përplas triçiklin, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Dimal,rreth 500 metër larg Rotondos së Dimalit.

Një automjet,tip Fuoristradë,me targa AB 381 BK,duke qarkulluar nga Berati drejt Dimalit ka goditur nga prapa një mjet “Triçikël”,që po qarkullonte në të njëjtin sens me të.

Reklamë

Si pasojë e përplasjes së fortë, triçikli ka dalë nga rruga. I plagosur lehtë nga ky aksident ka ngelur drejtuesi i triçiklit,që është transportuar me ambulancë për mjekim në Spitalin Rajonal të Beratit.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë rrugore,që kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit,për të konkluduar në shkaqet e tij.

Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë paraprakisht se si shkak për aksidentit ka ndikuar edhe mungesa e ndriçmimit në rrugë si dhe mungesa e sinjalistikës së prapme të triçiklit./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë