Subscribe

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila komentoi situatën politike në Kosovë dhe përgatitjen për zgjedhje të jashtëzakonshme. Gjatë një interviste për “Quo Vadis” në “Vizion Plus” ajo sulmoi Isa Mustafën dhe mungesën e tij në listën e kandidatëve të LDK.

 

Sipas saj, nuk është aspak demokratike që Mustafa nuk e ka patur emrin në listë në zgjedhjet e fundit sepse një politikan duhet të votëbesohet nga qytetari.

 

“Përderisa nuk e shoh fare të arsyeshme kandidimin e zotit Isa Mustafa, që në këtë rast do të bëhen zgjedhjet e treta me rradhë, që ai si lider i partisë nuk merrë pjesë në procesin zgjedhor. Dmth flasim për një lider i cili i jep të drejtën vetes të komentojë, të prezantojë qoftë opozitën apo pozitën në situata që do të mbrojë qeverinë apo të kritikojë opozitën për qasjen e tyre. Por nuk e merr mundin që të jetë pjesë e një procesi që është bazë e demokracisë. Legjitimiteti i secilit prej nesh, qoftë si deputet, qoftë si lider partie vjen nga vota. Legjitimiteti nuk mund të vijë nga struktura ose organe të tjera. Ka ardhur dikur kur kemi pasur sistem monist, por Kosova fatmirësisht dhe vendet e rajonit janë demokraci. Dhe si të tilla, për të pasur demokracinë funksionale dhe për të pasur vlefshmërine e secilit që ka opinion dhe që ka hapësirë në vendimmarrje, në interesin tim publik duhet të matesh me vota. Prandaj e konsideroj natyrisht si një sfidë, por edhe dobësi të LDK-së, por edhe të zotit Mustafa mospjesëmarrjen në zgjedhje, për arsye se cili do të jetë kredibiliteti i mëtejshëm, të flasë për të tjerët kur vetë nuk del dhe të matet në atë që është bazë e demokracisë.”

 

Mimoza Kusari-Lila tha se LDK rrezikon që të përfundojë forcë e tretë politike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *