Subscribe

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi u përplas me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi këtë të enjte. Peleshi shkoi në Shkodër për shkak të situatës së emergjencës të krijuar prej përmbytjeve.

 

Por Ademi e akuzoi ministrin se nuk po ndihmon banorët. Kurse Peleshi kërkoi më shumë bashkëpunim institucional.

 

Një pjesë nga debati:

 

Niko Peleshi: Do të sjellim 1000 ton, angazhohuni!

Voltana Ademi: Mos e rreni këtë popull, mua nuk me rren ti!

Niko Peleshi: U kërkoj bashkisë, prefekturës, gjithë institucioneve që të lënë çdo lloj gër-mërri institucional dhe të merren vetëm me punë. Ne do të jemi në terren dhe forcat e ushtrisë do të jenë në gatishmëri.

Voltana Ademi: Unë do t’ju falënderoja për këtë. Nëse kjo do të ndodhë unë do t’ju them faleminderit.

Niko Peleshi: Nuk e rregullon faleminderit, në jemi të detyruar që të bashkëpunojmë!

Voltana Ademi: Këtu do të jemi zoti ministër, nëse kjo do të ndodhë do t’ju falënderoj publikisht.

Niko Peleshi: Ta mbash fjalën!

Voltana Ademi: Patjetër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *