E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Mourinho gjen “ilaçin” në vetëm tre ditë dhe rikthen Tottenham tek fitorja

Jose Mourinho ka marrë fitoren e parë në aventurën e tij të re me Tottenham.

 

Edhe pse vetëm tre ditë në krye të pankinës, Mourinho duket se ka gjetur ilaçin për të nxjerrë nga kriza Tottenham.

 

Reklamë

Në fushën e vështirë të West Ham, finalistët e Champions League arritën të merrnin një fitore me shifrat 2 me 3.

 

Son në minutën e 36’ të pjesës së parë dhe Moura në të 43 I dhanë epërsinë e dy golave Tottenham.

 

Me fillimin e të dytës, të besuarit e Mourinho arritën të shënonin edhe golin e tretë me kapitenin Harry Kane.

 

Por edhe pse në epërsi, West Ham United ja vështirësoi fitoren pasi nuk u dorëzua dhe shënoi dy herë në portën e londinezëve.

 

Me këtë fitore Tottenham shkon në kuotën e 17 piëkve.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë