E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Motra e mbretit Charles, princeshë Anne përfundon me urgjencë në spital

Princesha Anne e Britanisë është në spital pas një incidenti të dielën pasdite në Gatcombe Park, ku ndodhet shtëpia e saj në fshat.

Pallati Mbretëror njoftoi sot se motra 73-vjeçare e mbretit Charles pësoi lëndime të lehta dhe tronditje dhe u dërgua në Spitalin Southmead si masë paraprake pas incidentit.

Në deklaratën zyrtare nuk jepen detaje të mëtejshme rreth incidentit, por theksohet se vajza e Elizabeth pritet të shërohet plotësisht dhe shpejt.

Mbreti Charles u informua gjithashtu për aksidentin e motrës së tij dhe i dërgon urimet më të mira princeshës për një shërim të shpejtë.

Princesha, e 16-ta në linjën e trashëgimisë, konsiderohet si një nga anëtarët më aktivë të familjes mbretërore. Vetëm në vitin 2022, Princesha Anne mori pjesë në 214 ngjarje zyrtare./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë