E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Motra e Kim Jong-un paralajmëron SHBA-të: Do të zhgënjeheni

FILE - In this April 27, 2018, file photo, North Korean leader Kim Jong Un signs a guestbook next to his sister Kim Yo Jong, right, inside the Peace House at the border village of Panmunjom in Demilitarized Zone. With North Korea saying nothing so far about outside media reports that leader Kim Jong Un may be unwell, there’s renewed worry about who’s next in line to run a nuclear-armed country that’s been ruled by the same family for seven decades. (Korea Summit Press Pool via AP, File)

Motra e Kim Jong-un ka hedhur poshtë shpresat për një progres në bisedimet për armët bërthamore me SHBA-të. Ajo paralajmëroi Uashingtonin se do të përballej me një “dëshpërim” dhe “zhgënjim” të madh nëse besonte se angazhimi me Korenë e Veriut ishte një mundësi.

 

Kim Yo-jong,  e njohur si numri dy i Koresë së Veriut e cilësoi të gabuar çdo pritje të SHBA-ve për një rifillim të bisedimeve.

 

Këto deklarata, Kim Yo-jong po i bën në një kohë kur në Seul po qëndron për një vizitë zyrtari i lartë amerikan dhe njëherazi i dërguari e posaçëm për çështje të Koresë së Veriut, Sung Kim. Ky i fundit theksoi se Uashingtoni është i gatshëm për bisedime me Korenë e Veriut “kudo, në çdo kohë dhe pa kushte”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë