E hënë, 23 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Motorola rivalizon Samsung me modelin G5S+, befasojnë parametrat

Në konferencen vjetore te 25 korrikut bashkë me Z2 Force dhe X4, Motorola prezanton modelin G5S Plus.

 

Moto G5S Plus do të ketë sensorë kamerash 13 MP + 13 MP në anën e pasme. Këto kamera do t’ju lejojnë të bëni gjëra të tilla si të shtoni filtra, zëvendësoni sfondin dhe shfaqni elementë selektivë në të zezë dhe të bardhë.

 

Reklamë

Kamera selfie do të jetë një njësi e vetme 8 MP, edhe më e lartë se ajo në Moto G5 Plus.

 

G5S Plus gjithashtu do të shfaqë një ekran pak më të madh në 5.5 “, megjithëse rezolucioni 1080p mbetet i pandryshuar, ashtu si dhe procesori Snapdragon 625.

 

G5S Plus do të maksimizojë performancën në 4GB RAM dhe 64GB hapësirë të integruar. Telefonat e ardhshëm do të kenë një trup prej alumini.

Vazhdo të lexosh

Reklamë