E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti sot, reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, borë në relievet malore

Për ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me alternime vranësirash dhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme, të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit deri në mesditë, në pjesën më të madhe të territorit me intensitet të ulët. Lokalisht, në zonat qendrore dhe perëndimore, reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Në Alpe dhe në relievet e larta malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje bore me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 9 m/s. Valëzimi në det parashikohet i forcës 1–2 ballë.

Reklamë

Temperaturat do të shënojnë vlera minimale deri në 2°C dhe maksimale rreth 13°C në rang territori.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë