E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 25 minuta më parë
Vendi

Moti sot: Reshje shiu dhe rënie temperaturash në gjithë vendin

Vendin tonë do ta përfshijnë masa ajrore të ngrohta e të lagështa me origjinë oqeanike, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura. Në veri dhe verilindje, këto vranësira do të shoqërohen me rrebeshe shiu.

Gjatë orëve të pasdites pritet shtim i mëtejshëm i vranësirave, duke sjellë reshje në të gjithë territorin. Edhe gjatë natës, reshjet do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë si në minimum, ashtu edhe në maksimum, duke u luhatur nga 7°C në zonat verilindore deri në 27°C në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë nga drejtimi verior, me shpejtësi mbi 45 km/h, duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë përgjatë vijës bregdetare.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë