Moti sot, kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperatura deri në 37°C

Dita e sotme do të karakterizohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe mot kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë mesditës dhe orëve të pasdites priten vranësira të lehta deri mesatare, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore.
Era do të fryjë nga verilindja në drejtim të veriperëndimit, me një shpejtësi mesatare prej rreth 8 metra në sekondë. Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të intensifikohet përkohësisht, duke arritur shpejtësi nga 10 deri në 18 metra në sekondë.
Deti do të paraqitet mesatarisht i trazuar, me forcë dallgësh nga 2 deri në 4 ballë.
Temperaturat do të luhaten nga një minimum prej 14°C në orët e mëngjesit, deri në një maksimum prej 37°C gjatë ditës.
/vizionplus.tv




