E hënë, 28 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 minuta më parë
Vendi

Moti për sot në Shqipëri: Kthjellime dhe vranësira të përkohshme, priten reshje

Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike në pjesën më të madhe të territorit. Moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me periudha vranësirash kalimtare dhe një rritje graduale të temperaturave.

Mengjesi do të sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të freskëta, që do të variojnë nga 15 në 17°C në zonat malore, ndërsa në ultësirën perëndimore termometri do të shënojë rreth 20°C.

Gjatë paradites do të dominojë dielli, por pas mesditës pritet një zhvillim i vranësirave, të cilat mund të sjellin reshje të përkohshme dhe ndonjë stuhi lokale, kryesisht në veri dhe në zonat qendrore të vendit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë