E shtunë, 24 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti këtë të shtunë, kthjellime dhe vranësira, ja sa do të shënojnë temperaturat në vend

Vendi ynë do të ndikohet këtë të shtunë nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me kthjellime dhe alternime vranësirash. Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat malore në veri të vendit.

Sipas parashikimit meteorologjik, era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-jugperëndim, me një shpejtësi mesatare prej 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 12 m/s.

Reklamë

Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.

Sa i përket temperaturave, vlerat maksimale pritet të regjistrohen në jug të vendit, ku në Sarandë termometri do të ngjitet deri në 25 gradë Celsius. Në Tiranë, Elbasan, Berat dhe Fier, temperaturat maksimale do të arrijnë në 24 gradë Celsius.

Temperaturat minimale do të shënohen në zonat e juglindjes dhe verilindjes. Në Korçë pritet të zbresin deri në 7 gradë Celsius, ndërsa në Peshkopi, Kukës dhe Bajram Curri minimumet do të arrijnë në 9 gradë Celsius.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.