Moti këtë të mërkurën në Shqipëri, diell në pjesën më të madhe të vendit, por bien temperaturat minimale

Shqipëria do të ndikohet ditën e mërkurë nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Sipas parashikimit meteorologjik, vranësira të pakta deri mesatare do të shfaqen herë pas here në zonat malore në lindje të vendit, kryesisht deri në orët e mesditës.
Temperaturat minimale do të pësojnë rënie në të gjithë territorin. Vlerat më të ulëta priten në Peshkopi, ku termometri do të zbresë në 4°C, ndërsa në Bajram Curri, Kukës dhe Korçë temperaturat minimale do të arrijnë në 6°C.
Në orët e mesditës, temperaturat maksimale do të shënojnë deri në 23°C në Berat, 22°C në Elbasan dhe 21°C në Tiranë, Durrës dhe Fier.
Sa i përket erës, ajo do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-verilindje, me shpejtësi mesatare rreth 10 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të forcohet herë pas here, duke arritur shpejtësi deri në 22 m/s.
Ndërkohë, në det parashikohet valëzim i forcës 3–4 ballë.
Pavarësisht motit kryesisht të kthjellët, era e fortë në disa zona kërkon kujdes, veçanërisht përgjatë bregdetit dhe në zonat e ekspozuara.




