E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Kronikë

Moti i paqendrushëm/ Vonesa në nisjen e Trageteve në Durrës

Moti i paqendrueshëm që ka përfshirë vendin tonë gjatë orëve të fundit, ka ndikuar në veprimtarinë e Portit të Durrësit.

 

Tragetet e parashikuar për t’u nisur mbrëmjen e së premtes, janë nisur me disa orë vonesë dhe konkretisht, mëngjesin e sotëm.

 

Reklamë

Shkak është bërë era e fortë dhe forca e detit që në gjirin e Durrësit ka shkuar në 6, ndërsa në det të hapur deri në 7 shkalla Boufort( sipas të dhënave nga Kapiteneria e Portit të Durrësit). Ndërsa nuk ka patur vonesa në hyrjen e trageteve të nisur nga portet italiane.

 

Bari-Durrës- “Rigel VII”- ka mbërritur në orën 08:00

Bari-Durrës- “AF Marina” ka mbërritur në orën 08:00.

Kushtet e paqendrueshme atmosferike nuk kanë penguar veprimtarinë përpunese nga anijet tregtare, përpunimi i të cilave vijon normalisht(deri në këto momente).

Vazhdo të lexosh

Reklamë