E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Moti i paqëndrueshëm në vend, reshje shiu dhe dëbore, ç’ndodh me temperaturat

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, të shoqëruara me intervale të herëpashershme me diell.

Në ultësirën perëndimore dhe zonat bregdetare priten reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët, ndërsa në periudha shumë të shkurtra reshjet mund të shfaqen në formën e shtrëngatave.

Në orët e mëngjesit, si edhe gjatë momenteve me reshje shiu, parashikohet mjegull e dendur dhe mjegullinë në zonat luginore. Ndërkohë, në zonën e Alpeve do të ketë reshje dëbore me intensitet të ulët, kryesisht gjatë orëve të mëngjesit dhe në mbrëmje vonë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë deri në 16 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 2–4 ballë.

Reklamë

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 15 gradë Celsius, ndërsa minimalet do të zbresin deri në -1 gradë Celsius në Peshkopi, Kukës, Bajram Curr dhe Korçë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë