Ndonëse në ditët e fundit temperaturat kanë rënë me disa gradë në raport me të nxehtin rekord që kaloi në Shqipëri në dhjetëditëshin e parë të gushtit, temperaturat do rriten sërish gjatë kësaj jave.

Shërbimi meteorologjik ushtarak parashikon për javën që sapo ka nisur një mot të qendrueshëm dhe të nxehtë.

 

Dita e premte, sipas MSHU, si shkak i pranisë së vranësirave dhe zagushisë parashikohet të jetë dita më e nxehtë.

Era do të fryjë nga veriperëndim-juglindja e lehtë dhe herëpashere në mesditë përgjatë bregdetit do të marri shpejtësi mesatare. Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

 

Një parashikim ky që I shkon në favor kryesisht atyre që kanë marrë pushimet ne 15-ditëshin e dytë të gushtit dhe për të tjerët që shpresojnë të shfrytëzojnë fundjavat që kanë mbetur me mot të ngrohtë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *