Reshjet e shumta të shiut kanë përfshirë edhe juglindjen e vendit. Më të dendura reshjet kanë qenë në qytetin e Pogradecit që kanë sjellë edhe përmbytje të sipërfaqeve të mëdha të këtij qyteti
Situata më e rëndë paraqitet në sheshin e pallatit të sportit dhe stadiumit por dhe në disa lagje periferike të këtij qyteti
I menjëhershëm ka qenë reagimi i punojësve të ndërmarrjes së Shërbimeve Publike dhe Ujësjellës Kanalizimeve qe po punojnë për normalizimin e kësaj situate të krijuar
Janë më shumë se 40 forca të këtyre ndërmarrjeve të cilët po punojnë për zhhbllokimin e pusetave të bllokuara nga reshjet aspak normale
Reshje ka patur të shumta edhe në qytetet e Korçës por nuk ka patur situatë kritike.





