Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
16 January 2026
Vizion fokus

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj...

Autobusi përplaset me një tren në Hamburg, një i...

Trump: Askush nuk më bindi për Iranin, vendimi ishte...

Trump kërcënon me tarifa vendet që e kundërshtojnë për...

Më shumë se dy javë protesta në Iran, mijëra...

Ushtria britanike prezanton helikopterin pa pilot

Sali Berisha mbledh kryetarët e degëve, ndan “porositë” për...

Tha se nuk garon përballë të “vetëpërjashtuarve”, Salianji i...

Reforma Zgjedhore, Rama batutë me Gjiknurin: Ndiq “porosinë” e...

“Do të jemi një industri ushtarake dhe do prodhojmë...

Moti i keq, përkeqësohet situata në qarkun e Elbasanit

10 Janar 21:20

Qarku i Elbasanit është përfshirë gjatë orëve të fundit nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, të shoqëruara me reshje shiu me intensitet mesatar e të dendur, dhe breshër.

Në zonat malore, në lartësi mbi 700 metra mbi nivelin e detit, kanë nisur reshjet e dëborës, duke krijuar nevojë për monitorim të vazhdueshëm të situatës rrugore.

Akset rrugore nacionale në të gjithë qarkun raportohen të hapura për qarkullimin e mjeteve. Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë, konkretisht në zonën e Qafë Thanës, reshjet e dëborës kanë kërkuar menaxhim të trafikut nga shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po sigurojnë lëvizjen e automjeteve pa probleme madhore.

Në aksin rrugor Gramsh–Moglicë është konstatuar prezencë gurësh në disa segmente, si pasojë e reshjeve, por situata është normalizuar pas ndërhyrjes së menjëhershme të firmës kontraktuese, e cila ka kryer pastrimin e rrugës.

Sa i përket situatës hidrike, prurjet e lumit Shkumbin dhe përroit të Zaranikës nuk paraqesin problematika deri në këto momente. Ndërkohë, nga HEC Moglicë vijojnë shkarkimet në nivelin 390 m³/sekondë, paralelisht me prodhimin e energjisë elektrike.

Këto prurje nuk kanë shkaktuar probleme në Bashkinë Cërrik, përjashtuar daljen e lumit Devoll në disa pika, duke sjellë përmbytjen e disa sipërfaqeve toke bujqësore.

Në Bashkinë Belsh, konkretisht në fshatin Shelg të Njësisë Administrative Grekan, situata mbetet e pandryshuar. Si pasojë e prurjeve të mëdha të lumit Devoll, vijojnë përmbytjet e tokave djerrë dhe atyre bujqësore, pa raportime për rrezik për banesat.

Furnizimi me energji elektrike në qark paraqitet përgjithësisht i qëndrueshëm dhe pa probleme serioze. Megjithatë, ndërprerje të energjisë janë raportuar në Njësitë Administrative Klos dhe Mollas, si pasojë e rënies së disa shtyllave elektrike të dëmtuara nga prurjet e lumit Devoll.

Strukturat përkatëse janë në ndjekje të situatës për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal.

Posted Under:
Anash Kronike
Tagged:
Elbasan Keq moti Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Një pjesë e Shkodrës pa ujë të pijshëm prej disa orësh, shkak defekti i rëndë në Dobraç

më shumë...

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja masive ndaj Ukrainës

më shumë...

Autobusi përplaset me një tren në Hamburg, një i vdekur dhe dhjetë të plagosur

më shumë...

Trump: Askush nuk më bindi për Iranin, vendimi ishte i imi!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Porkito
Zenith Travel

Minute pas minute

10:41

Rreziqet shëndetësore të fshehura pas dremitjeve të...

10:24

Një pjesë e Shkodrës pa ujë të...

10:16

Zelensky: Rusia po përgatit sulme të reja...

9:55

9 metoda shtëpiake për të përballuar më...

9:33

Autobusi përplaset me një tren në Hamburg,...

9:21

Trump: Askush nuk më bindi për Iranin,...

9:03

Kanë më shumë kalori sesa çokollata, këto...

8:44

A shkakton kafeina makthe?

8:19

Trump kërcënon me tarifa vendet që e...

7:59

Kur duhet pirë qumështi në mbrëmje apo...

7:39

Më shumë se dy javë protesta në...

7:28

Ushtria britanike prezanton helikopterin pa pilot

6:59

Sali Berisha mbledh kryetarët e degëve, ndan...

6:59

Tha se nuk garon përballë të “vetëpërjashtuarve”,...

6:43

Çfarë po ndodh në Tiranë? SPAK dhe...

6:35

Reforma Zgjedhore, Rama batutë me Gjiknurin: Ndiq...

6:09

“Do të jemi një industri ushtarake dhe...

6:01

Rama u përgjigjet akuzave: Kayo, kompani shtetërore,...

5:52

Reformat, Rama: Opozita e ka derën të...

5:44

Integrimi në BE, Rama: Për dy vite,...

Më të klikuarat

  • “Të dëshiroj si i çmendur”, ja si Altin Meçe pë...
  • 18-vjeçari goditet me thikë në orën e mësimit, mjekët: Në gj...
  • Identifikohet 18-vjeçarja që humbi jetën nga aksidenti në Du...
  • “Të dielën tensioni arrin kulmin”, Parashikimi...
  • Çfarë po ndodh në Tiranë? SPAK dhe BKH kontroll në pallatin...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.