E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Moti i keq përfshin Italinë, katër persona kanë humbur jetën

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq që ka përfshirë Italinë.

 

Sipas mediave italiane viktimat janë shënuar në zonën e  Crotonese, për shkak të rrëshqitjeve të forta të dheut. Fuqia e erës ka arritur të thyejë edhe pemë, mbi të gjitha në zonën e Lazios.

 

Reklamë

Ndërkohë zonat e goditura nga furtuna janë Liguria, Roma, Napoli, Toskana, Emilia Romanja, Venezia, Trentino dhe disa fshatra të veriut të Italisë.

 

Frika më e madhe gjendet në Venezia, ku batica ka mbërritur në 150 centimetra mbi nivelin e detit, duke shkaktuar përmbytje në 70% të zonave të saj historike.

 

Gjithashtu bëhet me dije se në Ciociara, një pishë është përplasur mbi një makine duke shkaktuar vdekjen e dy të rinjve. Ndërsa në Napoli, një pemë në rënie e sipër ka vrarë një kalimtar.

 

Gjithashtu për shkak të motit të keq deri tani janë pezulluar të gjitha linjat detare dhe ajrore nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë