E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Moti i keq “paralizon” aeroportet në Vjenë dhe Pragë, anulime dhe vonesa fluturimesh

Kushtet e këqija të motit detyruan stafin të mbyllte Aeroportin Ndërkombëtar të Vjenës deri në orën 11:00 (me kohën lokale) dhe të kufizonte fluturimet për në Aeroportin Vaclav Havel të Pragës, thanë të dy aeroportet.

Një shtresë e trashë akulli u formua në pistat e ngritjes dhe uljes në Vjenë dhe vazhdoi të krijohej pavarësisht përpjekjeve për pastrimin e saj, bëri të ditur një përfaqësues i aeroportit. Si pasojë, disa fluturime u devijuan drejt aeroporteve të tjera.

Ndërkohë, shiu e detyroi aeroportin e Pragës të kufizonte shërbimet.

Autoritetet paralajmërojnë vonesa gjatë gjithë ditës, ndërsa mbërritjet janë kufizuar, teksa stafi po punon për pastrimin e pistës kryesore nga akulli.

Në të njëjtën kohë, edhe Aeroporti i Bratislavës në Sllovaki njoftoi përmes rrjeteve sociale se do të qëndrojë i mbyllur sot për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, të paktën deri në orën 11:15 me orën lokale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë