Për shkak të kushteve atmosferike të paqendrueshme, Kapiteneria e Portit në Vlorë ka njoftuar sot pezullimin për shkaqe sigurie të lundrimit për mjetet e vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit.
Sipas Kapitenerisë pezullimi nuk është i vlefshëm për tragetet. Tragetet e linjës Vlorë – Brindisi – Vlorë do të vijojnë në operojnë normalisht.
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 17.04.2025 duke filluar nga ora 08:00 datë 17.04.2025 në drejtimin jug-juglindje në forcën deri bft me shpejtësi ere deri 15-20m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra. Është ndaluar paisja me leje e mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit duke filluar nga orët e para të ditës së sotme.
Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë, do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. Përmirësimi i motir pritet në orët e mbrëmjes së sotme”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv





