E shtunë, 14 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Moti i keq “mbërthen” Italinë/ Rrebeshe shiu dhe breshër

Italia u godit nga moti i keq. Pjesa më e madhe e Lombardisë përfshi nga shiu i fortë dhe breshëri.

 

Edhe Milano u përfshi nga reshjet e dendura, duke përbërë rrezik për përmbytje.

 

Reklamë

Moti i keq ka “mbërthyer” edhe Bergamon, ndërsa disa rrugë janë bllokuar për shkak të rrëzimit të pemëve.

 

Në Pavia nuk kishte reshje shiu, por erëra të forta që bënë që çadrat, tavolinat dhe karriget e bareve të “fluturojnë”. Po ashtu, një rrufe goditi një shtëpi.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë