E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Moti i keq godet Pakistanin, 35 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Të paktën 35 persona humbën jetën ndërsa dhjetëra të tjerë u lënduan pasi shiu dhe reshjet e papritura të borës goditën zonat e thella të Pakistanit gjatë fundjavës.

22 fëmijë ishin midis viktimave, shumë prej të cilëve u shtypën nga rrëshqitjet e dheut që groposën shtëpitë e tyre, thanë autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive.

Reklamë

Moti ekstrem goditi rajonet veriore dhe perëndimore të Pakistanit, duke bllokuar rrugët dhe duke dëmtuar qindra shtëpi, raporton BBC.

Ekspertët u befasuan nga bora pasi Pakistani është zakonisht i lagësht në mars.

Mushtaq Ali Shah, një ish-drejtor i departamentit meteorologjik të vendit, ia atribuoi kushtet e pazakonta ndryshimeve klimatike/vizionplus.tv .

Vazhdo të lexosh

Reklamë