Kryeministri Edi Rama bën me dije se Drejtoritë e Ujitje-Kullimit në gjithë territorin po marrin masa për eliminimin e rrezikut nga përmbytjet e tokave bujqësore, duke pastruar kanalet kulluese për sezonin e dimrit.

 

Po ashtu ka ndarë disa pamje nga pastrimi i kanalit kullues në fshatin Shqeishte, që shërben për kullimin e 250 hektarë tokë bujqësore.

 

“Drejtoritë e Ujitje-Kullimit në gjithë territorin po marrin masa për eliminimin e rrezikut nga rreshjet për tokat bujqësore, duke pastruar kanalet kulluese për sezonin e dimrit.

 

Pamje pastrimi i kanalit kullues në fshatin Sheqishte, Bashkia Patos që shërben për kullimin e 250 hektarë tokë bujqësore”, shkruan Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *