Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme në zonat e thella të Dibrës. Për pasojë rruga kryesore e njësisë administrative Selishtë është shembur, duke lënë pa komunikim banorët me qytetin e Peshkopisë.
Gjithashtu, edhe rruga e fshatit Qaf ë-Murrë është shembur si pasojë e vërshimit të një përroi.
Probleme janë shfaqur edhe në rrugën nacionale Bulqizë-Peshkopi, pasi ka patur rrjedha të shumta të ujit që kanë përfunduar në asfalt, duke veshtiresuar qarkullimin e automjeteve.
Ndërkohë në Kukës vazhdon të ketë reshje shiu e borë në zonat e thella malore, shoqëruar me erë të fortë. Si pasojë në disa segmente ka patur rënie inertesh dhe gurësh, për të cilat është punuar gjatë gjithë mëngjesit për t’i pastruar.
Nga ana tjetër prurjet e Lumit Fan dhe Mat po rrezikojnë seriozisht shëmbjen totale të Urës së Zogut. ura, e cila wshtw momument kulture është dëmtuar thuajse në të gjithë strukturwn e saj.
Në qarkun e Elbasanit reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rënie gurësh në aksin Elbasan-Qafë-Thanë.
Ndërsa në Librazhd stuhia ka shkaktuar përmbytje. Uji ka vërshuar në rrugë, e si pasojë disa persona mbetën të bllokuar në automjete.
Ndërkohë në juglindje, 24 fshatra vijojnë të mbeten pa energji elektrike.





