E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:25 Në vijim ora 03:25: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Moti i keq/ Bllokohet bypassi i rrugës së Arbrit, shembje dherash e gurësh

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë krijuar probleme edhe në qarkullimin e automjeteve nga Tirana në drejtim të Qarkut Dibër e anasjelltas nëpërmjet rrugës së Arbrit.

Si pasojë e vërshimit të ujërave ka patur rënie gurësh e zhavorri në rrugë. Ndërkohë, në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Xibrit ka patur shembje dherash të shumta duke bllokuar qarkullimin total të automjeteve.

Dhjetra automjete kanë mbetur bllokuar në të dyja anët për shkak të masivit të madh të dheut të rënë në rrugë.

Ndërkohë, kalimi në këtë aks rrugor, kryesisht në bypassin e Murrizit paraqet rrezik dhe këshillohet të qarkullohet me shumë kujdes deri në pastrimin e plotë të rrugës nga autoritetet.

Më shumë video

Reklamë