E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 4 minuta më parë
Bota

Moti i ashpër përfshin edhe Italinë, breshër sa një kokërr portokalli

Moti i pazakontë ka goditur Italinë verilindore duke shkaktuar stuhi të forta breshëri. 18 persona janë plagosur, mes tyre edhe një grua shtatzënë.

 

Në Pescara dhe në një pjesë të bregdetit Abruzzo breshëri i cili sipas banorëve mund të krahasohet me madhësinë e një kokrre portokalli, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

 

Reklamë

Xhamat e makinave janë thyer, kulmet e shtëpive janë dëmtuar dhe gjithashtu ka patur trafik të rënduar. Situata raportohet kritike edhe në spitale për shkak të përmbytjes së kateve të para. Kuzhinat, farmacitë dhe parkingjet janë jashtë funksionit. Edhe në bujqësi janë regjistruar dëme të mëdha.

 

Moti i ashpër që ka përfshirë vendin fqinj vjen pas ditëve të nxehta me temperatura ekstreme deri ne 42 gradë celsius.

Vazhdo të lexosh

Reklamë