Dëbora ka bllokuar kryeqytetin e Iranit. Shumë shkolla janë mbyllur si pasojë e të ftohtit ekstrem qe ka përfshirë vendin.
Reshjet e dëborës që nisën që prej të dielës, kanë vështirësuar qarkullimin, ndërsa linjat ajrore janë paralizuar për shkak të reshjeve të vazhdueshme. Dy aeroportet më të rëndësishme në vend gjithashtu njoftuan pezullimin e fluturimeve për shkak të bllokimit të pistës.
Edhe disa provinca në perëndim e veri të Iranit janë prekur nge moti i keq.
Qindra ekipe të emergjencës u mobilizuan për t’i ardhur në ndihmuar shoferëve të bllokuar, shumë prej të cilëve kishin mbetur pa karburant, pasi e kishin përdorur atë për t’u ngrohur në automjetet e tyre.
Media shtetërore raportoi se më shumë se 6,600 njerëz kishin nevojë për strehim urgjent për t’i mbijetuar të ftohtit ekstrem, ku temperaturat kanë zbritur në -20 gradë celsius.
Ndërkohë janë regjistruar edhe incidente të rrëzimit të pemëve mbi makina, fatmirësisht pa shkaktuar lëndime në njerëz. Edhe disa linja elektrike janë dëmtuar.





