Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Perimetri” ku është goditur një grup që vepronte në fushën e shpërndarjes në doza të vogla të drogave të forta.

Katër persona u prangosën ndërsa janë sekustruar doza me heroinë e kokainë.

 

Të arrestuarit në flagrancë janë:

 

– B. N. (F.), 36 vjeçe, banuese në Tiranë.
– M. F., 20 vjeç, banues në Tiranë.
– M.B., 22 vjeç, banues në Tiranë.
– E. B., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Nga informacionet e grumbulluara , dyshohej se shtetasja B. N. në bashkëpunim me vëllain e saj M. F., shisnin në qytetin e Tiranës lëndë narkotike droga të forta kryesisht Heroinë dhe Kokainë, personave të ndryshëm përdorues të lëndëve narkotike, por edhe personave të tjerë si shtetasve E. B. dhe M. B. të cilët lëndën narkotike pasi e blinin nga shtetasja B.N dh M.F, ua shisnin atë personave të tjerë përdorues të lëndëve narkotike.

Nga ana e punonjësve të policisë të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pas një pune intensive është bërë e mundur kapja në flagrancë e personave të lartpërmendur me doza lënde narkotike, Heroinë, Kokainë, e gatshme për ta hedhur në treg .

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
27 doza me lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
5 doza me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Një automjet, një motor ,
6 telefona celulare dhe 1 dorezë hekuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *