E martë, 17 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:45 Në vijim ora 01:45: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mot i paqëndrueshëm, si do të luhaten temperaturat ditën e sotme

Vendi ynë do të mbetet nën mbizotërimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të territorit, por rrebeshe shiu priten sërisht në zonat Qëndrore dhe Jugore.

Pjesa e dytë e ditës, do të sjellë shtim të intensitetit të shirave në pothuasje të gjithë vendit; përjashtuar vijën bregdetare ku shirat do të jenë të dobët e lokalë.

Ky destabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale në Bulqizë deri në 20°C vlera maksimale në Shkodër dhe Durrës.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Juglindor për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë