Kryeministri Edi Rama fajëson Sali Berishën dhe Ilir Metën për përhapje paniku përmes shpërndarjes së lajmeve të rreme lidhur me vaksinimin kundër koronavirusit.

Nga Kolonja, teksa prezantonte kandidatët për deputetë në këtë qark, kreu i qeverisë u shpreh se Meta dhe Berisha po luajnë më jetën e njerëzve, duke iu thënë që mos të vaksinohen.

“Luli është vetëm dhëndri i buzëqeshur. Kumbarët e vërtetë janë Saliu dhe Iliri, Saliu ai që vazhdon dhe kall panik duke thënë mos u vaksinoni se vdesin njerëz dhe del dhe Gjinua e përsërit prapë se i thotë Saliu pse s’flet për këtë punë dhe del dhe ai e thotë mos u vaksinoni. Turp s’ka më turp të luash me jetën e njerëzve. Së paku, të mos shpifin. Vaksinat po kthejnë jetën, do ta kthejnë jetën dhe shqipëria do të buzëqeshë, siç buzëqeshin gjyshe e gjyshër. U infektuar një brez i tërë. Saliu, gogoli digjital. Po si mundet çfarë mund të sjellin këta për Shqipërinë, më thoni çfarë kanë bërë një gjë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *