E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Mos u habisni”/ Balla paralajmëron një tjetër ‘non grata’ për Sali Berishën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka paralajmëruar një tjetër ‘non grata’ për kryetarin e PD, Sali Berisha.

 

Gjatë fjalës së tij në Kuvend e ka quajtur Berishën turp të Kuvendin ndërsa ka thënë se nuk është për tu habitur nëse do të shpallet ‘non grata’ edhe nga BE së shpejti.

 

Reklamë

“Sa për tradhtira babëzira e gjithçka ajo që kam thënë shpesh është në turpin e këtij Kuvendi që një non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe dhe mos u habisni edhe nga BE jo vonë, vijon të livadhisë i qetë ndërkohë që nga e gjithë ajo përbetim gjithë verën se opozita do bëjë namin, mesa duket vetëm dasma është lajmi i madh i kësaj vjeshte” -u shpreh Balla.

 

Më herët Berisha është shpallur si i padëshiruar nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Vazhdo të lexosh

Reklamë