E premte, 16 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 2 orë më parë
Politikë

“Mos u bëj qesharak”, sherr në studio mes Hoxhës dhe Balës: Vendin do e djegim apo do e shpëtojmë?

Protesta, qeverisja dhe situata politike kanë qenë temat e diskutimit këtë të premte në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, të moderatorit Ylli Rakipi.

Mënyra se si ka vepruar policia gjatë protestës ka qenë shkak për debat mes gazetarëve Artan Hoxha dhe Anri Bala.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Hoxha: Kjo polici është kujdesur që të mos ketë armë me vete, që të mos përsërisë 21 Janarin. Pjesa tjetër është e keqtrajnuar, e keqpaguar. Pastaj e nxjerrin në rrugë, njëherë i thonë “shtrije krahun”, pastaj e pezullojnë. Kudo ku kam parë, në çdo vend të botës, fytyra e atij vendi është policia. Policia është fytyra dhe imazhi i atij që e drejton. Që kur erdhi në vitin 2013, e nisi me “burg, burg, burg”, me atë që nuk paguan dritat.

Reklamë

Bala: Kush i vjedh?

Hoxha: Po, që vjedh. Po ai që vdiq në Lushnjë nuk i kishte paguar. Kompanitë e mëdha kryeministri i fali, ndërsa ky i Lushnjës, për 35 mijë lekë, vdiq.

Bala: Mos e përfshi një njeri që ka vdekur në këtë gjë.

Hoxha: E përmend sepse kjo është fytyra e kryeministrit të këtij vendi. Ky njeri çonte drejtorët e policisë te Gys Agasi. Nuk është vjedhje për 35 mijë lekë të vjetra.

Bala: Vjedhje është.

Hoxha: Nuk janë lekët e tunelit të Llogarasë.

Bala: Tani, me 35 mijë lekë, një njeri që merr ndihmë ekonomike kalon muajin.

Hoxha: Nuk është vjedhje, është gabim.

Bala: 70 mijë lekë është ndihma ekonomike. Me 35 mijë lekë paguan ujin dhe dritat, me 35 mijë bën pazarin. Ti del, ia vjedh dhe thua: “Hë mo, fale”.

Hoxha: Ore, priji dritat, mos e fut në burg. Ai e nisi me burg dhe e përfundoi te Gysi.

Bala: A është në burg Gysi?

Hoxha: Po, se është Gysi i ri.

Bala: Edhe Gysi i ri do të hyjë në burg.

Hoxha: Jo, jo, në burg do të hyjë Edi Rama. Mos u bëj qesharak. Këtë vend do ta shpëtojmë apo do ta djegim?

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.