E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:31: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

“Mos përdoni doreza kundër koronavirusit”/ OBSH: Shtohet rreziku i infeksionit, më mirë dezinfektantët

“OBSH nuk rekomandon përdorimin e dorezave kundër përhapjes së koronavirusit sepse mund të rrisë rrezikun e infeksionit. Kjo, pasi përdorimi i dorëzave mund të çojë në vetë-kontaminim ose transmetim tek të tjerët kur prekni sipërfaqet e kontaminuara apo edhe fytyrën.”

Reklamë

Kjo është ajo që specifikon Organizata Botërore e Shëndetësisë duke rekomanduar më mirë përdorimin e dezinfektuesve të duarve.

Rekomandimi në fjalë u bë publik në faqen e uebit të OBSH-së, në seksionin kushtuar pyetjeve dhe përgjigjeve mbi përdorimin e maskave ​​dhe dorezave.

“Prandaj – thuhet në rekomandim – në vende publike siç janë supermarkete, përveç distancës fizike, OBSH rekomandon instalimin e dezinfektantëve të duarve në hyrje dhe dalje”.

 “Përmirësimi i gjërë i praktikave të higjienës së duarve – shkruan agjensia e Kombeve të Bashkuara , mund ti ndihmojë vendet në parandalimin e përhapjes së Covid-19 “.

Në fakt OBSH ka qënë shpesh herë kontradiktore në praktiken e përdorimit të maskës dhe dorëzave nga fillimi i epidemisë e deri tani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë